Klubi i mendimit ekonomik

Raporti i Komisioni Evropian për ekonominë. Ulet parashikimi i qeverisë për rritjen

Është bërë parashikimi për rritjen e ekonomisë shqiptare këtë vit, nga Komisioni Evropian, FMN dhe Banka Botërore.

Sipas raportit të fundit të KE-së mbi projeksionet ekonomike të vendeve kandidate për të qenë pjesë e unionit, ekonomia shqiptare pritet të rritet këtë vit me 3.9%.

Shifrat e KE-së janë më të ulta se ato të parashikuara nga qeveria, e cila pret një rritje me 4.2% .

Ky është parashikimi që Komisioni Evropian kishte bërë që në projeksionet e vjeshtës.

Raporti përmend në kategorinë e zhvillimeve kryesore protestën e studentëve, që u shoqërua me ndryshime në qeveri, me shkarkimin e ministres së Arsimit dhe 7 ministrave të tjerë.

Raporti vlerëson rritjen e punësimit  me 1.8% për moshat 15 deri 64 vjeç në tremujorin e tretë të 2018-ës.

Në fokus ka qenë edhe politika monetare, ku vlerësohet ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun e këmbimit për të blerë valutë e për të frenuar zhvlerësimin e mëtejshëm të euros.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet