Klubi i mendimit ekonomik

Rama zëvendëson lojërat e fatit me zyra të Bashkëqeverisjes

Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë një propozim ndryshe, përsa i përket lojrave të fatit, duke thënë, se pronarët e këtyre bizneseve, t’i kthejnë ambientet e këtyre lojrave në ambiente për Zyrat e Bashkëqeverisjes.

Teksa ka takuar banorët e Hasit, kryeministri tha, se vetëm duke kthyer ambientet e lojrave të fatit në Zyra Bashkëqeverisje, pronarët e këtyre bizneseve do mund të lahen nga “mëkatet” e bëra gjatë ushtrimit të aktivitetit në fushën e bixhozit.

“Unë propozoj, që pronarët e ambienteve që deri tani kanë pasur lojëra fati, ti shndërrojnë këto hapësira në Zyra Bashkëqeverisje. Vetëm kështu, ata do të “shpëtojnë” nga mëkatet e bëra gjatë ushtrimit të aktivitetit në fushën e bixhozit” tha Rama.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet