Klubi i mendimit ekonomik

Rama u premton kuksianëve aeroportin për zgjedhje

Kryeministri Edi Rama u ka premtuar banorëve të Qarkut të Kukësit, hapjen e aeroportit në një kohë shumë të afërt, e cila duket se përkon me periudhën e zgjedhjeve lokale.

Kryeministri, gjatë një takimi me banorë të Kukësit, Hasit e Tropojës, për bashkëqeverisjen, deklaroi, se fluturimet nga ky aeroport do të nisin në fund të vitit të ardhshëm, pasi përpara kësaj faze do të ketë punime për zgjatjen e pistës së aeroportit, ndërtimin e një terminali modern si dhe kthimin e aeroportit aktual në një aeroport modern.

“Aeroporti i Kukësit është një nga projektet ambicioze. Pas punës që do të bëhet, punë që do të nisë përpara dhjetorit, ky aeroport do të ketë pistë më të gjatë, terminal modern, pasi ky  aeroport i vogël do të jetë europian. Puna do të nisë në pak kohë, përpara vitit të ri fund-dhjetori ose fillim janari, menjëherë pas vendimit që do meret për liberalizimin e kontratës. Deri në fillim vjeshtën e ardhshme do të kemi nisjen e fluturimeve në Kukës” tha Rama.

Kryeministri ka premtuar nga ana tjetër, se fluturimet nga ky eroport do të jenë me çmime të ulëta dhe do të ndihmojë ekonominë e zonës.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet