Klubi i mendimit ekonomik

Rama paralamëron uljen e kuotave për pranimet në Universitet: Do hapim më shumë shkolla profesionale, nuk ka mastera shkencorë pa lekë

Ditën e sotme Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë i pranishëm  në një sipërmarrje të riparimit të profileve mekanike, kompania “Borian”, e cila më herët ka qenë një ofiçinë e vjetër riparimesh.

Ndërkohë punëtorët e kësaj kompanie i kanë bërë thirrje të rinjve të drejtohen drejt zanateve, të cilat kanë një shans më të madh për punësim, në një kohë kur të gjithë i drejtohen arsimimit të lartë.  Gjatë kësaj vizite edhe Kryemintri mori fjalën për ë shprehur mendimin e tij në lidhje me këtë fenomen gjithmon e  në rritje.

Rama shprehet se të rinjve i ka humbur dashuria për punën ngaqë të gjithë duan mastera shkencorë, ndërsa shprehu lajmin bombë se do të shkurtohen kuotat për pranime në universitete. Në këtë mënyrë të rinjtë do t’ju drejtohen zgjedhjeve alternative të arsimit professional.

 “I ka humbur dashuria për punën se duan të gjithë mastera shkencorë, i duan edhe pa lek. E pse të vijnë të prishin duart me punë. Në arsimin profesional kemi bërë hapa jo shumë të mëdhenj, por të rëndësishëm. Do shkrutojmë në mënyrë të ndjeshme kuotat për hyrjen ne universitete. Do hapim më shumë shkolla profesionale në mënyrë që të këmi krah të kualifikuar punë në prodhim”, u shpreh Rama.

Si edhe më herët  Rama e kundërshtoi për të disatën herë uljen e tarifave të mastrit. Kujtojmë se këto të fundit do të përgjysmohen vetëm për studentët e ekselencës më mesatare mbi 9.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet