Klubi i mendimit ekonomik

Rama nxjerr videon për rritjen e pagave. Kush përfiton dhe sa

Një video me informacion sesi do të rriten pagat për punonjësit e administratës. Kështu e ka nisur ditën kryeministri Edi Rama.

“MIRËMËNGJES 😀
dhe me këtë videoinformacion për rritjen e pagave të mbi 60 mijë punonjësve me Buxhetin e vitit 2019, ju uroj një ditë të mbarë 🌹 #eGjithëVëmendjaPërJu”, shkruan kryeministri.

Sipas detajeve që bëhen të ditura në video, nga buxheti i vitit të ardhshëm do të jepen mbi 2 miliardë lekë për rritjen e pagave dhe përfitues do të jenë mbi 60 mijë të punësuar.

1 miliard lekë për rritjen e pagave në shëndetësi: 4650 mjekë përfitojnë rritje page mesatarisht 7%. 13 765 infermierë, laborantë, ndihmës mjekë përfitojnë rritje page mesatarisht 7%.

1.37 miliardë lekë për rritjen e pagave në arsim: 35 873 mësues e staf mësimor të arsimit parauniversitar përfitojnë rritje page 7%.

Sipas kryeministrit, në vitin 2019 fondet për pagat e edukatorëve do të rriten me 9.1% në krahasim me vitin 2018. Do të punësohen 438 edukatore më shumë se në vitin 2018, në 32 bashki! Në sektorin e mbrojtjes mbi 6800 ushtarakë aktiv përfitojnë rritje page 10%-19 %.

Mbi 177 milionë lekë për rritjen e pagave në sistemin penitenciar: 3559 policë të burgjeve përfitojnë rritje page mesatarisht 7%.

Mbi 120 milionë lekë për rritjen e pagave të diplomatëve: Rreth 308 punonjës të përfaqësive diplomatike përfitojnë rritje page mesatarisht 20%.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet