Klubi i mendimit ekonomik

Rama: Në vijim do të rrisim pagat e policëve

Është mbajtur sot ceremoninë e hapjes së Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale Tiranë, ku ishte i praishëm edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij ai foli për përmirësimet që Policia e Shtetit ka bërë, në të gjitha aspektet. Vetëm në janarin që lamë pas janë sekuestruar 5 milionë euro asete kriminale”, u shpreh ai.

Më tej, Rama foli për studentët që do t’i bashkohen Policisë Kriminale. Ai tha vlerësoi atë një proces delikat dhe të vështirë. Rama tha se paga e policëve nuk janë aq të kënaqshme sa do të rrinë këtu, do të rriten edhe në vijim.

“Vini në policinë e shtetit në një fazë të rëndësishme dhe të ndërmjetshme. Një policie e cila ishte tradhtuar, më e keq paguar, më e moshuar dhe policia më e pashkolluar. Sot, ne e kemi përmbushur objektivin. Paga nuk janë aq të kënaqshme sa do të rrinë këtu, do të rriten edhe në vijim. Sa i përket moshës, me një reformë që ministri i Brendshëm po udhëheq dhe me krijimin e një strukture të re që do të jetë një strukturë shërbimi e Policisë Shtetit, do të krijohet mundësia për një tranzicion të butë për oficerët e moshuar, duke u krijuar më të moshuarve të vazhdojnë të kenë një pagë. Duke dhënë kontribut në pastrimin e një xhungle të policisë private. Shpesh janë thithëse të mëdha të fondeve publike, për arsye të nevojave të shumë institucione që kanë nevojë për mbrojtje”, tha Rama.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet