Klubi i mendimit ekonomik

Rama mbron kandidaturën e Ridvan Bodes te BSH. Ja pse

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për arsyen e propozimit të Ridvan Bodes në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, gjatë konferencës së fundvitit.

Ai ka deklaruar se ishte se ishte ai që e kishte propozuar në këtë post, pasi u pyet nga gazetarët. Rama u shpreh se Bode është propozuar në funksionon të vizionit dhe qasjes që ka me Bankën e Shqipërisë.

“Ridvan Bode është propozuar nga unë në funksionon të vizionit dhe qasjes që besoj unë e ka me Bankën e Shqipërisë. Është propozuar si personalitet që vinte dhe vjen nga radhët e opozitës dhe jo tonat, nga radhët e kundërshtarëve. Kur propozon nga radhët e tua është problem, po ashtu edhe nga opozita. Zgjedhja e Bodes është e thjesht. Pastaj kujt i dedikohen çmenduritë e bëra në kohën e PD, s’ja vlen të flasim se nuk është kjo tema”, tha Rama.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet