Klubi i mendimit ekonomik

Rama largon nga detyra zv.ministrin e Bujqësisë

Është liruar nga detyra zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimir Rural, Ilir Halilaj.  Ky vendim është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Bëhet e ditur se Halilaj kishte dhënë dorëheqjen më herët nga posti që mbante dhe Këshilli i Ministrave e ka miratuar sot.

VKM e plotë per lirimin nga detyra:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Ilir Halilaj, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet