Klubi i mendimit ekonomik

Rama bën bilancin e ekonomisë: Shqiptarët jetojnë më mire sot

Kryeministri Edi Rama ka folur për ekonominë në çelje të konferencës së fundvitit. Ai ka deklaruar se ekonomia po rritet dhe shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje. Për Ramën, ekonomia shqiptare është më konkurruese dhe për këtë iu referua edhe raporteve të Bankës Botërore. .

“Fuqia blerëse është rritur. Shqiptarët jetojnë sot më mirë se sa dje pavarësisht se nuk jetojnë sot aq mirë sa me të drejtë duan dhe sa ne me gjithë fuqinë tonë përpiqemi.

Është një rritje ekonomike cilësore, pasi ka ardhur si pasojë e rritjes së balancuar të konsumit. Ekonomia shqiptare sot është shumë më konkurruese se 5 vjet më parë gjë që e fakton një mori shifrash. Eksportet kapën vlerën 30% më shumë këtë vit se sa 5 vite më parë”, deklaroi Rama.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet