Klubi i mendimit ekonomik

Qeveritarët e Kosovës, 134 mijë euro në gjashtë muaj për dreka e darka zyrtare

134 mijë euro shënojnë faturat e shpenzimeve vetëm për dreka e darka të gjashtë muajve të fundit të Zyrës së Kryeministrit Ramush Haradinaj, si dhe tre zëvendëskryeministrave.

Këtë e ka zbuluar gazeta Zëri e cila duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente, ka kërkuar të dhëna të detajuara të shpenzimeve të Zyrës së Kryeministrit, ndonëse ligjërisht këto të dhëna do të duhej të ishin publike.

Mirëpo në Zyrën e Kryeministrit, citon Zëri, kanë ofruar vetëm të dhëna të përgjithshme të shpenzimeve, pa i specifikuar saktë shpenzimet e secilit me pretendimet se është problem të ndahen shpenzimet e detajuara.

“Tabela e shpenzimeve përfshin shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit Ramush Haradinaj, të zëvendëskryeministrave Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj dhe Dalibor Jevtiq”, bëhet e ditur në përgjigjen e kërkesës zyrtare.

Nuk rezulton shifër e voglë as ajo e shpenzimeve që kryeministri Haradinaj bashkë me stafin e tij kanë bërë jashtë vendit, duke përfshirë biletat e sigurimet shëndetësore.

Vetëm për 6 muaj janë shpenzuar 49 mijë e 746 euro për udhëtime jashtë vendit.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet