Klubi i mendimit ekonomik

Qeveria tërhiqet nga tregu i brendshëm, më pak borxh te bankat

Pas sigurimit të eurobondit 500 milionë euro në tetor, qeveria ka hapësira të kufizuara për të marrë borxh të ri. Kjo duke pasur parasysh edhe detyrimin për konsolidim fiskal, e thënë ndryshe ulje të borxhit deri në 65% vitin e ardhshëm. Një situatë të tillë, ministri i financave e shiti si një tërheqje të qeverisë nga tregu i brendshëm për t’i lënë hapësirë biznesit dhe qytetarëve për t’u kredituar.

“Ne kemi riparë të gjithë planifikimin e ankandeve për të tërhequr financim nga tregu, për shkak se po reduktojmë pozicionet e brendshme dhe kemi likuiditet të mjaftueshëm të përfituar nga eurobondi. Tërheqja e Qeverisë nga tregu i brendshëm së pari lë hapësirë për bankat që të japin kredi për ekonominë, për privatët, ai është dhe qëllimi. Dhe e dyta, ul interesin”, deklaroi Ahmetaj.

Borxhi konsiderohet problemi kryesor i ekonomisë shqiptare. Kjo duke pasur parasysh edhe koncensionet që po jepen në kuadër të programit 1 miliard euro të qeverisë. Kosto që shlyhen nga buxheti dhe që qeveria nuk i përfshin tek treguesi i borxhit, që sipas saj pritet të zbresë në 69.5% deri në fund të vitit.

Një përllogaritje që nuk jep vlerën reale të borxhit që qeveritë kanë marrë në vite, por që rëndon mbi qytetarët dhe brezat e ardhshëm.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet