Klubi i mendimit ekonomik

Qeveria rrit pagën minimale, bëhet 26.000 lekë/muaj

Qeveria vendos të rrisë me 2 mijë lekë pagën minimale. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, paga bruto minimale tashmë do të jetë tashmë 26 mijë lekë në muaj. Vendimi vjen 1 vit e gjysmë pas rritjes në nivelin e 24 mijë lekëve.

Asokohe, përfaqësuesit e sindikatave kërkonin pikërisht që të arrihej niveli i 26 mijë lekëve.

Rritja pritet të ketë një efekt të menjëhershëm në të ardhurat e shtetit, që do të përfitojë nga rritja e pagesës së kontributeve. Vendimi i qeverisë pritet  kundërshtohet nga biznesi prodhues dhe vecanërisht fasonët, që i kanë të punësuarit me paga minimale.

Kontributet e sigurimeve shoqërore që tani do të përllogariten mbi pagën minimale 26 mijë lekë do të paguhen si nga biznesi, ashtu edhe nga i punësuari.

 

Paga minimale, krahasimi me rajonin

Shqipëria është vendi i dytë me pagën minimale më të ulët në rajon. Ne lëmë pas vetëm Kosovën, që ka një nivel të pagës minimale 170 euro në muaj. E konvertuar me kursin aktual të Bankës së Shqipërisë, Shqipëria e ka pagën minimale në nivelin 213 euro.

Të gjitha vendet e tjera fqinjë kanë një pagë minimale shumë të lartë, ku kryeson Greqia me 684 euro në muaj.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet