Klubi i mendimit ekonomik

Qeveria premton rritje të pagave në shtet, biznesi nuk e ndjek. Thellohet hendeku mes tyre

Angelo Haruni, Ekonomix.al

 

Rritja e premtuar e pagave në administratë nuk do të thotë më shumë para për shumicën e shqiptarëve. Kjo pasi biznesi, që ka edhe numrin më të madh të të punësuarve nuk e ka ndjekur një tendencë të tillë. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se gjatë vitit 2017, pabarazia mes pagës në shtet dhe asaj në privat është thelluar edhe më shumë, duke arritur në 11 mijë lekë nga 8600 lekë që ishte në vitin 2016.

Ashtu sic duket edhe nga grafiku, në vitin 2016, paga mesatare në shtet ka qenë 56.139 lekë, ndërsa paga mesatare në privat 47.522. Hendeku mes tyre në këtë periudhë vlerësohej në 8617 lekë. Në vitin 2017, në vitin 2017 paga mesatare në sektorin shtetëror ka qenë 59.921 lekë, ndërsa në sektorin privat 48.966 lekë. Diferenca vlerësohet në 10.955 lekë.

Pra, gjatë kësaj periudhë hendeku mes pagës mesatare në shtet dhe asaj në privat është rritur ndjeshëm, duke dëshmuar se sipërmarja, që është gjeneruesja kryesore e vendeve të punës në ekonomi nuk i ka pasur mundëistë për rritje pagash.

Të dhënat e detajuara në Institutit të Statistikave tregojnë se aktivitetet e vetme, ku të punësuarit në sektorin privat përfitojnë një pagë më të lartë se në shtet janë “Ïnformacioni dhe Komunikacioni”, si dhe “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit”. Ndërsa për pjesën tjetër të të punësuarve në biznes, hendeku me pagën e shtetit bëhet edhe më i thellë, duke arritur deri në 25 mijë lekë më pak.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet