Klubi i mendimit ekonomik

Qeveria kalon në sitë kontratat e HEC-eve. Ministrja paralajmëron kontrolle

Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë ka paralajmëruar nisjen e kontrolleve tek të gjitha subjektet e licencuara për ndërtimin hidrocentralesh.

“Kur kemi më shumë kontrata ende jo operative, është koha që të bëjnë një ndalesë dhe të gjykojmë për vazhdimësinë. Rasti i Gramshit ishte shembulli më i afërt.
Do të ndërmarrim skanimin e dokumentacionit të subjekteve, gjithashtu edhe një skanim fizik të HEC-ve të ndërtuara dhe subjektiv realizues”, deklaroi ajo.

Procesi I kontrollit të licencave do të bëhet nga një grup pune, që do të drejtohet nga zv.ministria. Subjektet e licencuara do të kontrollohen në dy elemente: afatet e zbatimit të kontratës dhe respektimit të normave mjedisore.

“Do të bazohet kriteri i përputhshmërisë ligjore dhe përmbushja e kushteve kontraktuale nga subjektet e licencuara. Gjithashtu do të shihen me kujdes afatet kohore dhe përputhshmëria mjedisore në vendet, ku është dhënë leja”, u shpreh Balluku.

Ministrja bëri të ditur se kontrata që nuk janë operative do të ngrijnë.

Ne gjithashtu do të skanojmë edhe kontratat ekzistuese nëse janë në përputhje me standardet. Koncencionarët kanë detyrimin të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ndaj, njoftoj se do të kemi ngrirje e të gjithë kontratave jo operative për të gjithë deri në skanimin e të gjithë subjekteve”- u shpreh ministrja.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet