Klubi i mendimit ekonomik

Protestës së diasporës i bashkohen banorët e “Bregut të Lumit”

Në ditën e dytë të protestës së diasporës para godinës së kryeministrisë i janë bashkuar edhe banorët e Bregut të Lumit.

Ata shprehen se do të vijojnë të bashkohem me qytetarët nga diaspora dhe me studentët deri sa të plotësohen kërkesat e tyre nga bashkia e Tiranës dhe qeveria.

Më tej kanë vijuar banorët e Bulevardit të Ri me thirrjet “Me gjakun tonë ushqehet krimi”, ata kanë kërkuar të marrin kompensimin e duhur, pasi prej vitesh kanë punuar në emigracion.

“Ne kemi një kauzë për shpronësimin e shtëpive tona, që kanë dalë në një vlerësim prej Bashkisë dhe INUK edhe tani na kanë s’kualifikuar nga legalizim dhe shpronësimi që e kanë nxjerrë vetë. Atëherë ne kemi vazhdar me protestat tona deri sa të gjejmë djersën tonë.  Jem bashkuar me diasporën, me emigrantët dhe me  studentët deri sa të gjejmë të drejtën tonë, shtëpinë tonë, djersën dhe gjakun tonë.

Deri atë ditë sa të na shpronësojmë një me një. Nuk kërkojmë gjë më tepër, por djersën tonë që e kemi hedhur që 30 vjet në Greqi, nëpër kanale, nëpër Amerikë, Angli, nëpër Gjermani. Emigrant i papunësuar në këtë  shtet shqiptar me në asnjë lloj sistemi. Të gjithë të vetëpunësuar e kemi rregullua këtë bulevard”, tha një nga banorët.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet