Klubi i mendimit ekonomik

Protestat godasin ekonominë franceze. Shtohet presioni mbi Macron

Protestat antiqeveritare në Francë do të ngadalësojnë rritjen ekonomike të vendit në shifra pranë zeros për tremujorin e fundit të vitit, sipas një deklarate të Bankës Qendrore.

Kjo e komplikon më tej edhe detyrën e Presidentit Emmanuel Macron për të bërë lëshime për të pushuar lëvizjen.

Banka e Francës përgjysmoi parashikimin e saj për rritjen e ekonomisë së dytë më të madhe të eurozonës, në vetëm 0.2 për qind. Në bursa ndërkohë ranë aksionet e kompanive kryesore në fushën e hotelerisë, transportit dhe shitjeve.

Kryengritjet gjatë kësaj periudhe ndikojnë rëndë edhe në sezonin e Krishtlindjeve, pasi bllokimet e rrugëve kanë penguar zinxhirët e furnizimit.

“Të gjithë po rrezikojnë bizneset e tyre dhe është një situatë aq e dhunshme, por askush nuk e kupton se çfarë duan apo se çfarë kërkojnë apo nuk kërkojnë. Nuk ka organizim dhe të gjitha bizneset e zonës duhet të paguajnë për dëmin”, shprehet Gregory Caray, pronar i një mobilerie.

Pas katër javësh protesta kundër rritjes së kostove të jetesës është shndërruar në një rebelim anti-Macron.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet