Klubi i mendimit ekonomik

Protesta studentore/ Reagon Rama: Pengëmarrës, mbyllet me dhunë dyert e fakulteteve

Studentët kanë dalë sërish sot në shesh në protestë kundër qeverisë. Ata kanë bojkotuar mësimin, që zyrtaisht nis sot pas pushimeve të festave të fundvitit. Pas këtij rikthimi të bujshëm të prrotestave ka reaguar edhe kryeministri Rama. Ky i fundit në një postin në tëtter është shprehur se mbyllja e dyerve të disa fakulteteve është fytyra e atyre që sipas tij janë pengmarrësit e protestës shembullore.

Ndërsa studentët janë të vendosur se nuk do të hyjnë në auditorë, në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre, ku kryesoret janë anulimi i ligjit të Arsimit të Lartë dhe rritja e investimeve për këtë sektor.

“Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentë”, – shkruan Rama.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet