Klubi i mendimit ekonomik

Protesta për tarifat, studentët: Afat deri më 16.00 për kushtet tona

Studentët e kanë nisur edhe sot protestën e tyre, nëpërmjet së cilë skundërshtojnë ndaj tarifave të larta. Kjo është dita e tretë që ata kanë dalë në rrugë, duke i bërë thirrje qeverisë që të reflektojë dhe të përgjysmojë tarifat, si dhe heqë tarifat shtesë. “Ne nuk jemi bankomat”, janë thirrjet e tyre.

Të gjithë fakultetet e Universitetit të Tiranës janë bashkuar tek Politekniku dhe kanë nisur marshimin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të përfunduar tek Ministria e Arsimit. Ndërkaq sot protestohet edhe universitete në qytete e tjera, si në Durrës, Elbasan, Korçë dhe Shkodër.

Më herët, Këshillat Studentore të Universiteteve Publike i janë drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku paraqesin 4 kushtet e tyre. Ata i kanë lënë afat Ministrisë së Arsimit deri në orën 16:00 të ditës së sotme që të kthejë përgjigje për kërkesat e tyre.

 

Katër kushtet e studentëve për Ministrinë e Arsimit:

  1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

  1. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
  2. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
  3. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet