Klubi i mendimit ekonomik

Protesta masive e studentëve, bashkohen gjimnazistë dhe qytetarë. Marshim drejt Ministrisë së Arsimit

Ka nisur protesta masive e studentëve, e paralajmëruar një ditë më parë në rrjetet sociale, ku iu bëhej thirrje gjimnazistëve dhe qytetarëve të tjerë që të bashkoheshin. Kjo është dita e shtatë e protestës, nëpërmjet së cilës studentët kërkojnë plotësimin e kushteve ekonomike, ku më kryesoret janë përgjysmimi i tarifave të studimit dhe përmirësimi I gjendjes së konvikteve.

Që në orët e para të mëngjesit ka nisur marshimi nga të gjitha fakultetet, drejt rrugëve që të çojnë drejt Ministrisë së Arsimit, ku studentët dhe mbështetësit e tyre do të qëndrojnë.

Ata i kanë lënë afat qeverisë deri në orën 16.00 të ditës së sotme për plotësimin e 8 kërkesave. Në të kundërt, paralajmërojnë përshkallëizm të protestës deri në grevë urie.

Ora 16:00 e ditës së sotme është afati i fundit që studentët i kanë lënë qeverisë për të plotësuar 8 kërkesat e tyre. Në skadim të këtij afati, kanë paralajmëruar përshkallëzim, deri në grevë urie.

Studentëve iu janë bashkuar në protestën e sotme edhe gjimnazistët e Tiranës. Gjimnazistët e Partizanit, me thirrjet “Studentët kanë të drejtë” janë bashkuar te universiteti Politeknik, për të nisur më pas marshimin drejt ministrisë. Atyre iu janë bashkuar edhe gjimnazistë nga “Sami Frashëri”, “Petro Nini”, “Shkolla profesionale e Ekonomikut” dhe “Qemal Stafa”. Ndërkaq pjesë e protestës janë bërë edhe studentët nga universitetet në qytetet e tjera.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet