Klubi i mendimit ekonomik

Protesta e studentëve, qeveria shfuqizon VKM për provimet e mbartura

Protesta e studentëve ka zmbrapsur qeverinë, e cila ka shfuqizuar sot vendimin për provimet e mbartura. Lajmin e ka bërë të ditur Lindita Nikolla, ministre e Arsimit dhe Sportit.

“Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë. Ndaj jeni të lutur, por patjetër dhe të monitoruar nga ministria që ju të shteroni me studentëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka, të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit.

Universiteti i Tiranës mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës”, deklaroi Nikolla.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet