Klubi i mendimit ekonomik

Prodhuesit, në alarm nga ndyshimet në ligjin “Për Taksat Kombëtare”

Prodhuesit janë alarmuar nga ndryshimet që qeveria i ka bërë ligjit “Për taksat kombëtare”. Kjo veçanërisht përsa I përket taksave për materialet plastike dhe e ambalazheve plastike të importuara në Kodin 39 të NKM, si dhe taksave të granulatit të importuar, që përdoret për prodhimin në vend të produkteve të plastikës, që hyri në fuqi në janar të këtij viti. Prodhuesit shqiptarë deklarojnë se vihen përballe një risku të madh në aspektin ekonomiko-financiarë të subjekteve të tyre duke çuar deri në mbyllje të aktiviteteteve të tyre prodhuese.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptare pas tryezave teknike të zhvilluara me disa nga anëtarët në lidhje me ketë çështje dhe, pasi ka analizuar situatën dhe efektet ekonomike –financiare dhe sociale që ka shkaktuar ky ndryshim i ligjit tek prodhuesit vendas, zhvilloi sot një tryezë diskutimi në të cilën morën pjesë subjekte nga fusha të ndryshme të industrisë së prodhimit, si prodhues të ambalazheve plastike, prodhues materialeve ndërtimi, bojra, polisterol, prodhues tuba elektrike, kuti elektrike, aksesore elektrikë, prodhues të guarnicioneve për dyer dhe dritare, prodhim alumini dhe plastikës hekurit dhe nënprodukteve tyre, prodhues të çizmeve dhe sandale plastike, prodhues tubash, etj, si dhe përfaqësues nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Gjatë mbledhjes subjektet treguan mbi dëmet ekonomike që u janë shkaktuar nga ndryshimi i ligjit, ulja e prodhimit vendas, ulja e eksporteve, shkurtimet e vendeve të punës deri në mbyllje të aktivitetit. Njëzëri prodhuesit u shprehen se me ndryshimet e këtij ligji goditen prodhuesit vendas dhe favorizohet importi. Ata kërkojnë nga instancat ligjvënëse rikthimin e ligjit të mëparshëm dhe taksa të shkojë 0.

Bashkimi i Prodhuesve shqiptarë do të dalë së shpejti me një dokument zyrtar ku do të analizohen dhe do te jepen kostot dhe dëmet që u shkakohen këtyre subjekteve, humbjet e miliona euro investime, humbjet e vendeve të punës, uljet e prodhimit vendas, që automatikisht shkakton dhe një dëm ekonomik për vendin tone, si dhe kërkesa e propozime ndaj qeverisë për rishikimin e ligjit.

 

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet