Klubi i mendimit ekonomik

Problemet e eksportuesve/Alban Zusi apel opozitës: Na mbështesni. Basha: Do i bëjmë ligjet bashkë

Bizneset eksportuese i kanë kërkuar kreut të opozitës, Lulzim Basha që t’i mbështesë në kërkesat e tyre, që deri më tani ia kanë drejtuar qeverisë, por nuk kanë gjetur zgjidhje. I ftuar në takimin që Partia Demokratike po zhvillon me sipërmarësit kryesorë në vend për të prezantuar platformën e saj për ekonominë, Alban Zusi, kryetar i Qendrës së Eksporteve bëri një panoramë të situatës së vështirë, në të cilën ndodhen sot bizneset e këtij sektori.

“2019 do të jetë një vit dramatik. Ne e kishim parashikuar. Bizneset eksportuese nuk kanë më mundësi të investojnë, Madje, jemi të detyruar që të prekim fuqinë punëtore”, deklaroi Zusi.

Kreu i Qendrës së Eksporteve ka shpjeguar goditjen që ka marrë industria eksportuese nga zhvlerësimi i euros. Ai ka bërë të ditur se prodhimet shqiptare po konkurrohen në mënyrë të padrejtë nga mallrat e vendeve fqinjë, që po përfitojnë nga dobësimi i monedhës europiane.

“Për shkak të rënies së euros, produktet e vendeve të tjera që futen në Shqipëri. Në po konkurrohemi në një situatë jo normale. Nuk kemi diskutuar fare, kur rënia e euros ndodhte për shkak të bursave. Pork y nuk është ratsi tani. Nuk po ndodh zhvlerësimi I euros nga bursat”, u shpreh Zusi.

Ai kërkoi ndihmë nga opozita, të cilës i kërkoi që të thërrasë për shpjegime në Kuvend guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

“Deri tani, ne kemi luftuar të vetëm me Bankën e Shqipërisë. Ne kërkojmë që opozita të jetë me ne. E dimë që opozita nuk ka fuqi vendimarrëse, por mund të thërrasë guvernatorin për shpjegime”, tha Zusi.

Ai ndaloi edhe te ndërhyrjet që qeveria ka bërë te TVSH-ja për bujqësinë, duke i konsideruar gafë të teknicientëve, por që nuk po rregullohen dhe që po krijojnë pasoja të mëdha për biznesin eksportues të sektorit.

“Nëse doni të na bindni se doni të ndryshoni vërtet gjërat, atëherë përpiloni drafte. I bëjmë edhe ne për ju për këto shqetësime që keni dhe ju vetëm botojini dhe merrni angazhim për t’i zbatuar”, deklaroi Alban Zusi.

Kreu i opozitës, Lulëzim Basha vlerësoi shqetësimet e ngritura nga Qendra e Eksporteve si të drejta dhe mori angazhimin për hartimin e drafteve për zgjidhjen e tyre, në bashkëpunim me sipërmarrjen.

“Ne nuk jemi ndalur vetëm tek evidentimi, kemi paraqitur edhe zgjidhje. Kemi shtjelluar zgjidhje, pasi i kemi diskutuar me ju. I tillë është rasti i paketës kundër oligarkëve që ka formën e një ligji me akte nënligjore gjithashtu. Është gati të miratohet, nëse Kuvendi ka vullnet.

E mirëpres kërkesën tuaj zoti Zusi dhe do të bëjmë të njëjtën gjë edhe me problemet që ju ngritët”, deklaroi Basha.

 

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet