Klubi i mendimit ekonomik

Premtimi i Bashës: Do heqim taksën e Rrugës së Kombit, kur të vijmë në pushtet

Kryedemokrati Lulzim Basha, ishe sot i pranishëm për një takim me qytetarët në Paskuqan, e cilësuar si një prej zonave më të varfëra të Tiranës.

Nga atje Basha ftoi qytetarët që të bashkohen në protestën  16 marsit , për largimin e qeverisë, e cila varfëroi dhe përçau shqiptarët.

Basha u takua me qytetarë dhe biznese të zonës, ndërsa  premtoi uljen e taksave, si edhe theksoi se kur ai të vijë në pushtet do të heqë taksën e Rrugës së Kombit.

“Ne e kemi planin uljen e çmimit të naftës me 30 leë, uljen e taksës për biznesin e vogël me 0.5 % xhiro në vit dhe asnjë taksë tjetër as lokale dhe as qëndrore. Do heqim taksën e rrugës së Kombit, patjetër”, tha Basha.

Kujtojmë se në datën 16 mars, të shtunën e ardhshme “Opozita e Bashkuar” ka planifikuar protestën e rradhës, e cila sipas tyre do të jetë në përmast e protestës së parë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet