Klubi i mendimit ekonomik

PPP-të te “Ekonomia”, ministrja e re e Financave mbron ndryshimet ligjore

Ndryshimet e në ligjin e PPP-ve mbërrijnë në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, që është edhe komisioni i specializuar për diskutimin e tyre. Mbledhja e sotme pritet të karakterizohet nga debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për kontratat e Partneritetit Publik Privat, që muajt e fundit janë shndërruar në mollë sherri mes palëve. Në komision do të jetë e pranishme edhe ministrja e re e Financave, Anila Denaj.

Ndryshimet që qeveria ka sjellë në ligjin e PPP-ve parashikojnë që pas datës 1 korrik 2019 të mos pranohen më oferta të pakërkuara nga biznesi për rrugët; do të shfuqizohet  sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar dhe zëvendësimi i tij me mekanizmin e kompensimit; do të raportohet në mënyrë periodike mbi ecurinë e këtyre kontratave nga kompanitë; si dhe do të krijohet një organ kolegjial, Komiteti i Përzgjedhjes së Projekteve, i cili do të përzgjedhë projektet e koncesionit dhe do të ofrojë ekspertizë për to.

 

Ndryshimet në ligjin e PPP-ve

  • Nga 1 korriku, jo më oferta të pakërkuara
  • Shfuqizohet sistemi i bonusit me pike
  • Raportim periodik për kontratat
  • Ngrihet Komiteti i Përzgjedhjes së Projekteve

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet