Klubi i mendimit ekonomik

Platforma e PD për çlirimin e ekonomisë, Tabaku: Ja çfarë synojmë dhe si do e realizojmë!

Partia Demorkatike ka prezantuar platformën e saj për çlirimin e ekonomisë së vendit, duke synuar, sipas saj, çlirimin nga vargonjtë e korrupsionit, monopolit dhe pastrimit të parave.

Jorida Tabaku, nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, deputete e Partisë Demokratike, përmes një interviste të dhënë për Ekonomix.al, jep detaje sesi ekonomia shqiptare do të nxiret nga situata e ngërçit, në të cilën është futur, si do impelmentohet, si dhe çfarë do të ndodhë me shkelësit e ligjit, që e kanë çuar atë në ditët e saj më të errëta.

Sipas Tabakut, platforma e PD parashikon, që ekonomia të futet në një tjetër epokë, me taksa të ulëta dhe derregullim të tregut nga rregullat e tepërta, duke kthyer vëmendjen në shërbim të bizneseve dhe sipërmarrjeve.

Sa i përket projekteve të dhëna nga qeveria Rama, përmes skemës së Partneritetit Publik Privat, Tabaku thotë, se platforma parashikon rishikim me detaje për të gjitha kontratat PPP, që nga kontratat për të cilat ka prova dhe evidenca se janë dhënë në kundërshtim me interesin publik apo ligjet e vendit.

Çfarë synoni të arrini?

Ekonomia e vendit është duke u shkatërruar përditë e më shumë. Biznese që mbyllen, numër azilkërkuesish që rritet përvit dhe një buxhet shteti që trajtohet si tepsia personale e qeverisë dhe një grupi biznesesh që sponsorizojnë qeverinë dhe sponsorizohen nga para të pista.

Platforma jonë synon pikërisht çlirimin e ekonomisë nga gjendja e krijuar këto 5 vjet. Stanjacioni i shoqëruar me plaçkitjen e buxhetit ka prodhuar një ngërç ekonomik që ndjehet jo vetëm në të dhënat makro për rritjen ekonomike (si investimet) por edhe në klimën e vendit në sy të investitorëve. Thuajse çdo raport ndërkombëtar nga DASH e deri tek progres raporti i BE evidenton problemet e ngritura prej nesh.

Synimi jonë është çlirimi i ekonomisë nga vargonjtë e korrupsionit, monopolit dhe pastrimit të parave.

Cilat janë ndërhyrjet kryesore që do bëni ?

Siç është edhe shpjeguar qartazi në ligjin antimafia të prezantuar nga kolegu Alibeaj, ne synojmë të rrisim influencën e qeverisë për të ndërhyrë në një treg të transformuar për keq nga qeverisja socialiste. Kontratat e nënshkruara nga qeveria Rama kanë si synim kontrollin e buxhetit edhe në rastin e largimit të tij nga pushteti, ai përmes këtyre kontratave ka ngritur një sistem skllavërimi ku shqiptarëve u duhet të punojnë për të paguar nga buxheti shtetit kompanive fantazmë.

Ligji do të nisë kontrollin e imtësishëm të këtyre kontratave dhe si dhe mbarëvajtjen e tyre. Për një pjesë të mirë ka së paku një denoncim nga opozita apo media dhe po ashtu ka një dosje të dërguar në prokurori.

Çfarë keni parashikuar për taksat?

Qëllimi i platformës nuk është elektoral. Pra, ne jemi fokusuar në zgjidhjen e problemit pa pasur synimin e një oferte elektorale. Në lidhje me taksat qëndrimi i PD nuk ka ndryshuar, ne jemi të bindur që taksat e ulëta dhe derregullimi i tregut nga rregullat e tepërta është në shërbim të bizneseve dhe sipërmarrjeve.

Cilët janë sektorët që do stimuloni ?

Ulja e taksave dhe rregullimet ligjore për lehtësi biznesi do të mbështesin si bizneset e vogla ashtu edhe ato të mesme e të mëdha. Mendojmë që një taksë e sheshtë do të ndihmojë edhe ardhjen e investitorëve të huaj që janë larguar nga Shqipëria.

Përtej ripërtëritjes së formave tradicionale të ekonomisë, pra turizmi malor dhe ai veror, bujqësisë dhe sektorit energjitik. Ne synojmë që të përmisojmë ndjeshëm sektorin e teknologjisë dhe novacionit. Vendi jonë është ndër të fundit sa i takon sektorit të teknologjisë dhe novacionit ndonëse gjatë periduhës 2005-2013 ne njohëm arritje të rëndësishme në këtë fushë. Qeverisja socialiste ka prodhuar një ekonomi të tillë që nuk po njeh zhvillim në sektorët që sot janë motorët e zhvillimit në botë.

Të mendosh që dy kompani teknologjie kanë arritur fitime mbi 1 trilion USD ndërsa Shqipëria nuk ka një kompani teknologjie dhe softeve në 100 kompanitë me të ardhrua të larta në vend. Ndërsa vendi prodhon programues që punojnë për kompani jashtë Shqipërisë në rastin më të mirë apo largohen jashtë vendi në rastin më të keq.

Çfarë do bëni me Koncensionet dhe PPP, do të ketë rishikim të tyre?

Siç edhe kemi premtuar por mbi të gjitha siç kuptohet nga Platforma e prezantuar pak ditë më parë, opozita do të shohë me detaje të gjitha kontroatat PPP. Që nga kontratat për të cilat ne kemi prova dhe evidenca se janë dhënë në kundërshtim me interesin publik apo ligjet e vendit.

Do të rishohim çdo ligj që është miratuar me emër biznesi për të ndërprerë një herë e mirë politikën e qeverisë Rama 1 dhe Rama 2 për të dhuruar toka publike apo toka pronarësh vetëm një biznesmeni. Beteja jonë është kundër këtij sistemi pasi besojmë që një ekonomi tregu nuk mund të mbështetet kësisoj.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet