Klubi i mendimit ekonomik

Peshkopi/ Prishen 200 shtëpi e mbeten pa punë mbi 2 mijë persona nga privatizimi i Llixhave, Xhaçka: Do anulohet

Pak kohë më parë ka dal lajmi për privarizimin e Llixhave të Peshkopisë. Për të cilin dolën në protestë banorët e zonës, të cilët preken nga ky projekt. Këta të fundit kanë ngriur hotele e shtëpi pritëse, ndërsa mendohet se nga kjo formë turizmi janë të mbi 2.000 persona të punësuar.

Ditën e sotme në Kuvend, Olta Xhaçka foli në lidhje me këtë projekt. Sipas saj vendimi për llixhat është abuziv dhe në mungesë transparance.  Ajo tha se ka nisur një hetim administrativ dhe të hënën do të anulohet ky vendim. Ndërsa do të merren masa edhe për ata persona që kanë marrë këtë vendim.

Vetëm një ndërhyrje për të qetësuar ata banorët e Peshkopisë që jetojnë përmes ujërave të llixhave. Për të qetësuar përfaqësuesit e Dibrës në këtë parlament, por edhe ata të bashkisë  që janë të shqetësuar nga vendi i marrë nga ky Këshilli i Basenit të Ujërave Buna-Drini. Një vendim i cili edhe në këndvështrimit tonë, është një vendim i marrë në mungesë transparence pa kritere të përcaktuara dhe abuzivisht. Është bërë një hetim administrativ mbi këtë vendim dhe të hënën dio të ketë një vendim dhe do të anulojë vendimin e parë. Jo vetëm Buna-Drini, jo vetëm që do të anulohet vendimi i parë, por do të marren masa për ata që e kanë marrë këtë vendim abuziv”, është shprehur Olta Xhaçka.

Më herët deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi akuzoi institucionet vendore, Prefektin e Shkodrës si dhe Ministrinë e Mbrojtjes, se janë përzier në një mega-aferë, e cila do të sjellë një revoltë të madhe në Dibër. Ky i fundit ka qenë i pranishëm në protestë së bashku me banorët.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet