Klubi i mendimit ekonomik

Përfundon procesi i legalizimeve në Pezë, Artan Lame: Do të nisim edhe rregjistrimin e tokës bujqësore

I pranishën në një aktivitet në Pezë, drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t,  Artan Lame tha se në këtë zonë ka përfunduar me sukses procesi  i legalizimeve. Ndërkohë, Peza është zona e parë në Tiranë, e cila e përfundon këtë proces.  Ditën e sotme u dhanë dha lejet e fundit, që përmbyllin kështu një proces të gjatë në kohë dhe të gjërë në problematikë.

Nga Peza,  Lame tha se: “ALUIZNI e kreu rolin e vet në historinë e tranzicionit shqiptar dhe, tashmë  duke përmbyllur rradhë pas rradhe procesin e legalizimit, po shkon drejt shuarjes së  vet”.

I pranishëm në këtë aktivitet të zhvilluar në këtë zonë ka qenë edhe deputeti i zones Arben Pëllumbi. Ndërsa Lame shtoi se: “Në 2013 Partia Socialiste dha premtimin për përmbylljen e procesit të legalizimeveështë thënë gjithmonë, legalizim falas dhe legalizimi çdo objekti të legalizueshëm”.

Sipas z. Lame,ka dhe objekte që nuk mund të legalizohen,  apo objekte që do të presin ndryshime ligjore, nëse do të  jetë e mundshme.

Nga Peza, drejtori i Përgjithshëmi ALUIZNI-t tha se, “pas legalizimeve nis aksioni i madh i këtij mandati të Qeverisë, që është regjistrimi i tokave bujqësore, i AMTP-ve. Ky është aksioni i madh i radhës, që kërkon njësinë vendore të impenjohet për të vazhduar procedurat, është aksion që kërkon legjislativin të impenjohet”.

“Na besoni dhe siç mbyllëm aksionin e madh të legalizimeve do të mbyllim dhe aksionin e regjistrimit të tokës bujqësore”, premtoi Lame duke vënë theksin në rëndësinë që ka bujqësia për zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet