Klubi i mendimit ekonomik

Përfundojnë punimet. Nga nesër hapet e gjithë autostrada Tiranë-Durrës

Flutura Tota, ekonomix.al

Punimet e kryera për rikonstruksionin e pjesshëm të rrugës Tiranë-Durrës kanë përfunduar këtë të shtunë. Duke filluar nga e diela, kjo rrugë do  të jetë e qarkullueshme tërësisht.

Lajmin e bën të ditur kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, i cili ka deklaruar se sot kanë përfunduar punimet në segmentin e fundit Vorë-Kashar dhe se të gjithë qytetarët mund të qarkullojnë pa problem në gjithë gjatësinë e saj.

” Jemi në fazën përfundimtare të ndërhyrjes emergjente të segmentit Tiranë-Durrës. Sot është ditë e fundit sipas parashikimit dhe planit të punimeve.

Brenda ditës së sotme përfundon segmenti Vorë-Kashar. Kanë qenë ditë pune të vështira. Kanë qenë vetëm 16 ditë pune duke shmanguar fundjavën.

Kjo ndërhyrje sot mbaron dhe përmirëson shtresat asfaltike, siguron kalueshmëri më të mirë dhe rrit elementët e sigurisë rrugore. Nesër trafiku do të jetë normal në të dyja drejtimet dhe kjo rrugë do të jetë në shërbim të qytetarëve që e përdorin”.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka falenderuar qytetarët, bizneset por edhe policinë rrugore, për përballimin e situatës, por edhe menaxhimin e trafikut.

Ndërhyrja në rrugën Tiranë-Durrës ishte e domosdoshmëri, pasi gropat e krijuara në trase ishin shumë problematike.

Ndërhyrja ka qenë e pjesshme dhe jo tërësore. Pasi nuk janë gjetur fondet e duhura për rikonstruksionin e plotë të saj.

Ndërhyrja e pjesshme ka zgjatur për disa ditë, ku ekspertët kanë punuar në segmente të veçanta me devijime trafiku, ë mënyrë që të mos bllokohet rruga dhe mjetet te qarkullonin.                                                                                                                                                 

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet