Klubi i mendimit ekonomik

Përfshirja në TVSH, Biznesi: Ja efeket e 7 muajve të parë, pasojat më të rënda priten në mars 2019

Biznesi i Vogël dhe ai i Mesëm kanë përllogaritur efektet e përfshirjes në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar të të gjitha bizneseve me xhiro 2 milionë lekë në vit.

Sipas shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, në periudhën janar-korrik, efektet e konstatuara tek biznesi në të gjithë vendin rezultojnë të jenë negative dhe shkatërruese.

Sipas saj, nga Janari deri në Korik 2018, janë mbyllur 14 mijë biznese, 3500 biznese të mbyllura më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2017.

Nga ana tjetër, është rritur kostoja e pagesave të biznesit, ku 90 % e biznesit morën ekonomistë kontabël për mbulljen e TVSH-së dhe paguan nga 80 mijë lekë, 150 mijë lekë deri në 30 mijë lekë në muaj.

Sakaq, vetëm 2 % e biznesit e mbylli vetë TVSH-në ndërsa 8 % e biznesit i mbyllën TVSH me ndihmën e inspektorëve tatimorë.

Por, sipas tyre edhe pushteti local është treguar “rrjepës” me biznesin.

Më konkretisht, taksat locale, sipas biznesit, pësuan rritje nga 2- 8 herë, ndërsa të gjithëq këtë barrë duket se e kanë pësuar konsumatorët.

Sipas shoqatës, Çmimet pësuan rritje nga 4 %,20 % -32 % në produkte të veccanta, kryesosht produktet e shpiortës, të cilat janë edhe produktet që blihen më së shumti nga qytetarët.

Por, biznesi ngre zërin edhe për rritje të evazionit fiskal, ulje të konkurueshmërisë, rritje të informalitetit dhe rritje të korrupsionit.

“U rrit me 40 % evazioni fiskal për këtë shtatmujor, krahasuar me 2017.
Në buxhetin e shtetit u grumbulluan 9 % më pak se e njëjta periudhë e 2017. U ul konkurenca dhe u favorizua monopoli.U rit korupsioni me 37 % . U rit informaliteti me 9 %” thuhët nga shoqata e Biznesit të Vogël dhe atij të Mesëm.

Por, biznesi pazralajmëron, se më e keqja pritet të vijë në fund të tremujorit të parë të 2019, ku parashikimi i tyre flet, se do te mbyllen 40 mijë biznese familjare.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet