Klubi i mendimit ekonomik

Pavarësia e Shqipërisë, politika feston dhe uron e ndarë

Edhe ky 28 nëntor e ka gjetur të ndarë politikën shqiptare. Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama u bahskuan në Vlorë, ku  është zhvilluar një ceremoni e veçantë për ngritjen e flamurit kombëtar.

Përveç Metës dhe Ramës, në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe përfaqësues të tjera të politikës. Ata kryen homazhe dhe vendosën kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike, këtë 28 nëntor zhvilloi homazhe në Varrezat e e Dëshmorëve. Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se do të mbështes shqiptarët për të mbrojtur liritë e tyre.

“Përkulemi sot me nderim para sakrificave të mijëra shqiptarëve që dhanë jetën për lirinë. Nderim simbolit tonë kombëtar.

Përkulemi me nderim para Ismail Qemalit dhe firmëtarëve të pavarësisë. Përkulemi para qindra e mijëra burrave e grave që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë.

Kjo sakrificë dhe ky çmim i lartë që kombi ynë ka paguar është i pandarë për të ruajtur lirinë e demokracinë. Për lirinë duhet luftuar çdo ditë. Jam sot në krah të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur liritë e tyre”, u shpreh Basha.

Shqiptarët për Ditën e Pavarësisë i uroi edhe Ambasada Amerikane. Nëpërmjet një urimi në facebook, stafi i ambasadës ka shprehur mbresat për vendin tonë dhe popullin shqiptar.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet