Klubi i mendimit ekonomik

Pasaktësi në deklarime, Tatimet-Biznesit: Vetëkorrigjoni të dhënat e pasakta, përbëjnë shkelje

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ftuar të gjithë tatimpaguesit, që të vetëkorigjojnë të dhënat e pasakta të deklaruara, pasi ato përbëjnë shjkelje dhe penalizimet mund të jenë të konsiderueshme.

Përmes një komunikimi të posaçëm, Tatimet bëjnë të ditur, se ka nisur një proces informimi për ata tatimpagues, të cilët nga monitorimi i vazhdueshëm kanë shfaqur pasaktësi në deklarimet e tyre.

Këto deklarime të pasakta përbëjnë shkelje dhe thyerje të rregullave të analizës së riskut. Një gjë e tillë i bën këta tatimpagues subjekt të kontrolleve apo vlerësimeve nga zyra.

Nga monitorimi, për vitin 2018 rezulton se ka :

  • mospërputhje të vlerës së eksporteve të deklaruar në doganë dhe në organet tatime;
  • mospërputhje të vlerës së importeve të deklaruar në doganë dhe në organet tatime;
  • tatimpagues pasivë që figurojnë blerës në librat e shitjes së të tretëve;
  • tatimpagues pasivë që figurojnë shitës në librat e blerjes se të tretëve;
  • tatimpagues që shesin tek tatimpaguesit pasive;
  • mosdeklarim i saktë i blerjeve që verifikohet nga kryqëzimi i numrave seriale të faturave

Administrata Tatimore për tatimpaguesit pasivë që rezultojnë se kanë kryer transaksione, si në blerje ashtu dhe në shitje, do të bëjë menjëherë kalimin në status aktiv.

Gjithashtu do të kryhen vlerësimet përkatëse tatimore nëse tatimpaguesit nuk paraqesin prova që këto transaksione nuk janë kryer realisht.

Administrata Tatimore inkurajon  tatimpaguesit që të vetëkorrigjojnë të dhënat e pasakta. Në rast paqartësie, tatimpaguesit duhet të paraqesin argumentet e tyre pranë Drejtorive Rajonale Tatimore ku janë të regjistruar.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet