Klubi i mendimit ekonomik

Pas buxhetit, Presidenti i kthen Ramës edhe uljen e dividentit

Pas buxhetit, Presidenti Ilir Meta i kthen qeverisë edhe nismën për uljen e dividentit nga 15% në 8%.

Bëhet fjalë për uljen e taksës për fitimin që u shpërndahet aksionerëve të kompanive dhe që qeveria e parashikoi në paketën fiskale 2019, që hyn në fuqi nga 1 janari.

Në shpjegimin e saj, presidenca argumentaon se ulja e dividentit krijon pabarazi të mëdha në taksimin e qytetarve, cka sipas këtij institucioni, është antikushtetuese. Në njoftimin e presidencës theksohet se kjo lehtësi fiskale bie në kundërshtim me parimin kushtetues të “barazisë përpara ligjit” dhe me paqartësinë e përmbajtjes së tij krijon pasiguri juridike për aplikimin në praktikë.

Argumenti i dytë që presidenti jep është efekti prapaveprues i kësaj nisme, që e bën uljen e dividentit të marrë përmasat e një amnistie fiskale, ku nuk përcaktohet qartë shtrirja kohore e saj. Sipas institucionit të presidentit, kjo amnisti nuk mund të bëhet në ligjin  “Për tatimin mbi të ardhurat”, si pjesë e paketës fiskale për vitin 2019.

Dekreti I presidentit do të dërgohet për diskutim në kuvend, dhe pas diskutimit në komisionin e ekonomisë, fjalën e fundit do të kenë kartonat në seancë plenare.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet