Klubi i mendimit ekonomik

Parashikimi i zymtë i OPEC-ut për çmimin e naftës

Në tregjet botërore të naftës është rikthyer pasiguria. Ajo që prodhuesit i tremben është një krizë e mundshme, që do të prekë çmimet.

Sekretari i përgjithshëm i OPEC-ut, Mohamad Samusi Barkindo deklaroi se duhet zbatuar marrëveshja dyvjecare që është në fuqi dhe që konsiston në shkurtimin e prodhimit, si element për të kontrolluar çmimet.

“Ne jemi të vendosur për të bërë të sigurt se nuk do të  përsëritet kriza, e cila e kishte dërguar këtë industri në një spirale”, deklaroi Barkindo.

Në tregjet botërore nafta ka arritur aktualisht në 60.14 dollarë për fuci, duke rënë ndjeshëm nga niveli i 89 dollarëve me të cilin tregtohej gjatë muajit tetor.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet