Klubi i mendimit ekonomik

“Paraja, bankat dhe shoqëria” dy profesorët sjellin librin për udhetimin e parasë në 3000 vjet

Dy profesoret e shquar të ekonomisë Prof.Dr Aristotel Pano dhe Akademik Prof.Dr Anastas Angjeli sjellin një libri të veçantë e unik. “Paraja, bankat dhe shoqëria” është titulli i librit. Ky libër është një udhëtimi historik në sistemet monetare në 3000 vjet.

Libri vjen si një encikopedi, ku është trajtuar shtrirja në kohë dhe hapësirë e parasë, sistemeve monetare, autoriteteve ndërkombëtare dhe globale. Është përdorur një gjuhë  qartë dhe e kuptueshme. Libri ndalet dhe trajton me qartësi momentin e lindjes së parasë. Ai e vendos paranë, sistemin monetar dhe atë financiar në piedestalin e arritjeve, si një nga shpikjet më të mëdha të njerëzimit.

Për më tepër libri “Paraja, banka dhe shoqëria”, është i mbushur me fakte dhe histori interesante dhe i ilustruar me imazhe të zgjedhura me kujdes.

Libri është i ndarë në 9 kapituj dhe çdo kapitull në përputhje me përmbajtjen është ndarë në çështjet përkatëse, të cilat ndihmojnë në shtjellimin e trajtimin logjik dhe harmonik historiko shkencor të veprës në tërësi.

Llibri është ndërtuar mbi një strukturë të saktë e të logjikshme. Prandaj “udhëtimi” në faqet dhe rreshtat e tij, është sa i veçantë dhe tërheqës, aq dhe interesant sa kushdo do ta lexonte me ëndje.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet