Klubi i mendimit ekonomik

Nuk ndalet rënia e euros, zbret në 128.7 lekë. Pikiata pritet të vazhdojë…

Monedha europiane ka pësuar një tjetër rënie ditën e sotme. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro ka zbritur në 128.7 lekë, duke humbur 0.12 lekë kundrejt një dite më parë. Në rënie është edhe dollari. Monedha amerikane është shkëmbyer sot me 106.2 lekë ose më 0.34 lekë më pak se një ditë më parë.

Dobësimi i euros po kthehet tashmë në një trend dhe nga një monedhë e fortë, ajo po kthehet në të dobët. Oferta e madhe kundrejt kërkesës vlerësohet të jetë arsyeja kryesore. Ekspertët vlerësojnë se ka sasi të mëdha euroje në qarkullim nga kanalet informale, por edhe shitblerjet e pasurive të patundshme, remitancat, të ardhurat nga turizmi.

Një tjetër faktor që po përcakton një ecuri të tillë të euros ëhstë edhe efekti I nismës së deuroizimit. Shumë qytetarë të trembur për fatin e euros janë duke I kthyer kursimet e tyre në këtë monedhë në le dhe kjo e ka shtuar akoma më shumë sasinë e euros në qarkullim, duke ndikuar në rënien e mëtejshme të saj.

Ekspertët parashikojnë që rënia e euros të vazhdojë. Kjo pasi gjatë muajve në vijim pritet që të vijnë turistët e huaj për sezonin turisik dhe një pjesë e emigrantëve, që do të kalojnë pushimet në atdhe, duke rritur sasinë e euros në qarkullim dhe duke ushtruar presion në dobësimin e mëtejshëm të saj.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet