Klubi i mendimit ekonomik

Nuk merr paratë nga kompanitë e sigurimit? Ankohu online

Në rast se kompanitë e sigurimit nuk iu dëmshpërblejnë për aksidentet automobilistike apo edhe për llojet e tjera të sigurimit vullnetar, tani mund të ankoheni online. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare njofton se është në funksionim platforma online e ankesave të qytetarëve. Sipas AMF-së, kjo  krijon mundësinë për çdo konsumator që të depozitojë problematikën e tij për veprime dhe detyrime që lindin nga kompanitë e sigurimit.

Drejtuesit e këtij institucioni shpjegojnë se platforma shërben, jo vetëm për të paraqitur shqetësimet nga qytetarët, por edhe për të ndjekur më tej ecurinë hap pas hapi të problematikës së paraqitur, për të arritur deri në zgjidhjen përfundimtare të saj.

“Fillimi i kësaj Platforme të re është një mundësi më shumë që u ofrohet qytetarëve për të trajtuar dhe zgjidhur problemet e tyre, duke realizuar kështu një nga misionet kryesore të punës së Autoritetit. AMF është e angazhuar dhe ka prioritet të punës së saj, mbrojtjen dhe edukimin e konsumatorit dhe investitorit”, thekson AMF.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikon linkun, që një konsumatori mund ta japë dhe të ndjekë hapat deri në depozitimin e ankesës.

Depozitimi i Ankesave Online

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet