Klubi i mendimit ekonomik

Novel food: çfarë janë dhe cilat do të jenë ushqimet më inovative të këtij viti

Makaronat proteinike me bazë bananen

Novel food janë ushqime inovative , të qëndrueshme dhe me përbërës ushqyes shumë cilësorë. Mes miellrave të shëndetshëm dhe “alternativ” është ai i bananes. Të transformosh bananet e gjebërta në makarona: kjo është gjetja e start upit  Bananja e gjelbërt, e themeluar në 2016 nga Sean Patrick, e regjistruar në Vendet e Ulta dhe në. Mielli dhe makaronat prej bananeje kanë avantazhe të shumta: kanë përmbajtje të lartë proteinike, janë pa gluten e janë të qëndrueshme, një prodhim që sjellë punë në vendet në zhvillim.

Kripa në formë sprei

Kripa në sasi të mëdha nuk bën mirë. Për ta pakësuar përdorimin e saj, mjafton të spërkasësh ushqimin me kripë dhe erëza për ti dhënë aromë. Një prej projekteve që kanë marrë pjesë në edicionin Oscar Green të këtij viti të Coldiretti parashikon Inovacionin e prodhimit të kripës së aromatizuar në formë sprei, një lëng i distiluar i kripur, që përmes një procesi të nxjerrjes rigoroze të ekstraktit të bimëve organike, lejon në të njëjtën kohë si ti japë shije, ashtu edhe aromë ushqimit. Por, kjo lloj kripe ka përmbajtje të ulët natriumi në krahasim me pjesën tjetër të kripërave të grurit që përdorim zakonisht.

Proshuta e shëndetit

Kjo fetë proshute është e shëndetshme dhe super e lehtë. Ka lindur në Monferrato, nga një ide e  Paolo Novara i cili ka marrë dy diploma universitare; njërën për roje trupi dhe tjetrën për realizimin e një proshute super të lehtë të bërë me pjesën më pak të shitur të lepurit. Mungesa e yndyrës është karakteristika thelbësore.

 Biskota prej insektesh

Ka kohë që në Europë dhe mbarë botën shiten prodhime kuzhine që përmbajnë insekte. Prej 1 janarit edhe Italia i ka hapur dyert rregullit europian për prodhimin dhe shitjen e produkteve të kuzhins me përmbajtje insektesh. Dy italianë kanë hapur biznesin e tyre me biskota të bëra me miell insektesh. Produkti kryesor i tyre quhet Crickelle dhe janë biskota me bazë insektesh. Janë të paketuara në Britaninë e Madhe, duke përdorur miell insektesh që vjen nga Vietnami.

Hamburgerat prej insektesh

Kollosi i parë që i ka propozuar është Coop. Bëhet fjalë për burger dhe qofte me bazë larvat e miellit, të prodhuar nga startupi Essento. Përveç larvave të miellit, Burgerat me insekte të  Essento përmbajnë oriz dhe perime mes të cilave; karrotë, selino e presh, përpos erëzave të ndryshme.

Produktet me bazë kërpi

Proteina e  kërpit është kaq e shëndetshme sa një individ mund të ushqehet për muaj të tërë ekskluzivisht me të pa shfaqur mungesa ushqyerje. Është projekt i AlpenPionier AG për të çelur tregun e produkteve ushqimore me bazë kërpi,  mes të cilave Alpenprotein, pluhur me një përmbajtje shumë të lartë proteinash.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet