Klubi i mendimit ekonomik

Niveli i borxhit? Ish ministri Malaj: Ministrja e re t’ia tregojë Kuvendit

Në një kohë kur Kontrolli Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përplasje të forta me Ministrinë e Financave për nivelin e borxhin, por edhe kur FMN e Banka Botërore raportojnë shifra të ndryshme nga ato të qeverisë, një nga ish ministrat më afatgjatë të financave shqiptare, Arben Malaj i rekomandon ministres së re, Anila Denaj që të raportojë në parlament sesa e ka gjetur nivelin e këtij treguesi, kur ka hyrë në zyre.

“Çdo ministër pasi merr detyrën duhet të raportojë në Kuvend apo para komisionit përkatës. Sigurisht ministri i ri nuk është përgjegjës për shifrat, por ajo është përgjegjëse për reformat dhe për saktësinë e shifrave. Ajo ka në dorë të saj auditimin e brendshëm për Ministrinë e Financave dhe të gjithë ministritë e tjera.

Ajo ka marrë përsipër përgjegjësinë të jetë kryemenaxherja e parave të të gjithë shqiptarëve, të buxhetit. Gjëja e parë që duhet të thotë është: gjeta kaq, kaq janë detyrime, kaq janë neto. Është mirë për qeverisjen e vendit që të bëhet më transparente dhe e përgjithshme. Sepse ne nuk e dimë sa është realisht ky borxh”, u shpreh Malaj.

Ish ministri i Financave shpjegon se qeveria duhet të fokusohet tek ekonomia reale, për të ndalur valën e emigrimit, si një nga problemet kryesore, me të cilin po përballet aktualisht vendi.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet