Klubi i mendimit ekonomik

Nga tiramisù deri tek pica, robotët që gatuajnë për ne

Inovacionet trengjyrëshe që ndihmojnë për të pregatitur pjata cilësore në mënyrë shumë të shpejtë dhe pa dorën e njeriut

Cilësi dhe shpejtësi

Duke nisur nga makina Imperia për makaronat e bëra në shtëpi, të bashkosh nevojën e të pasurit cilësi të lartë ushqyese me kërkesat e prakticitetit të përditshëm, gjithmonë ka qenë një dilemë. Falë risive teknologjike, nuk na duhet më të jemi maniakë, por është e mundur të automatizojmë tërësisht të gjitha fazat e pregatitjes së recetave të ndryshme përmes makinave që i ngjajnë përherë e më shumë robotëve . Inovacioni i fundit është makina për të pregatitur tiramisùnë ekspres.

Por nuk duhet të harrojmë që të zëvendësosh duart e arta të picierëve napoletanë , nga arti e të cilëve askush nuk mund të heqë dorë dhe që i përket titulli i trashëgimisë kulturore të Unescos, nga ana tjetër gjejmë tashmë shpërndarës automatikë që bëjnë picën në çast e dhe që lejojnë kontrollin e temperaturës së pjekjes përmes një hapësire xhami transparent.

 

Tiramisù në pak sekonda

Tiramisù ekspres në më pak se tridhjetë sekonda. Ky është premtimi i Meesoo, një makinë e vërtetë që automatizon pregatitjen e ëmbëlsirës së famshme italiane. Për produktin është krijuar një startup, në 2012 nga Bassano del Grappa, në provincën e Vicenzës. Intuita qe e  Iuri Merlini, inxhinier i specializuar në startupe të nivelit të lartë dhe ajo që është më e rëndësishmja me pasion të madh për Tiramisunë. Pas vite kërkimesh, analiza dhe provash, në 2016  startup nxjerr në treg produktin, me markë internacionale, Meesoo.

Merlini shpjegon që synii është që produkti të shpërndahet: «Sot tregu Italian po përgjigjet shumë mirë. Paralelisht po përligjim prezencën tonë në Europë dhe në Lindjen e Mesme: jemi tashmë prezent në Zvicër, Suedi, Kroaci dhe Beirut».

 

 

Vaj ulliri i bërë në shtëpi

Revoilution është një aparturë elektroshtëpiake në gjendje të prodhojë vaj ulliri ekstra të virgjër në 45 minuta, pa ndonjë ndryshim nga vaji i fabrikës. Ideatori dhe administrator i deleguar nga  della startup, Antonio Pagliaro, shpjegon: «Me një kg ullinj arrihet të merren 125 mililitra vaj me një kosto mesatare prej15 euro për litër, ngjajshëm me prodhuesit e vegjël tradicionalë».

Për të patur vaj të freskët në stinët në të cilat ullinjtë nuk mblidhen, startup, përpos makinës, shet Bag d’O, konfeksionet e ullinjve italianë të seleksionuara për varietet, të ngrira në momentin e mbledhjes dhe të mbyllura në vende të errëta me qëllim që të mos humbasin aromën.

 

Pica ekspres

Let’s Pizza quhet makina që bën picën e parë ekspres në histori. Shpërndarësi automatik gatuan picën në moment duke i shtuar përbërës së freskët. Projekti i zhvilluar nga departamenti i inxhiniersë industriale të Universitetit të Padovas, me Sitos di Rovereto, është tashmë një sukses . Veçoria e projektit është se origjina e tij është akademike: grupet e inxhinierëve të koordinuar nga profesor Fabrizio Dughiero kanë punuar për më shumë se tre vite me ndërmarrjen trentine.

 

Makaronat të stampuara në 3D

Barilla ka prezantuar disa vite më parë makinën që stampon makaronat në 3D. Përbërësit bazikë: ujë e bollgur gruri të fort – janë të pandryshuara, është procedura që ndryshon. Receta për të krijuar makaronat e para të realizuara në 3D e projektuar nga da Barilla parashikon që brumi të zvogëlohet në fishekë që futen në makinë.

Përmes kompjuterit përzgjidhet formati që do të përdoret, klikohet dërgo dhe  në dy minuta makaronat janë gati për tu hedhur në ujin që zien. Një hap drejt personalizimit: me këtë teknologji çdokush mund të realizojë receta, me vlera ushqimore të kontrolluara, forma, qëndrueshmëri dhe ngjyra sipas dëshirës

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet