Klubi i mendimit ekonomik

Nesër takimi i pedagogëve me ministren, studentët në pritje

Prej ditësh sudentët e Juridikut janë ngujuar brenda ambienteve të Fakultetit, ku kanë bojkotuar procesin mësimor. Madje ka patur tensione dhe përplasje midis studentëve. Ndërkohë dekani i Fakultetit ka kërkuar ambentë të reja për zhvillimin e mësimit. Kërkesës së tij Ministria e Arsimit i është përgjigjur duke rifulluar kështu mësimi.

Rifillimi i mësimit tek “Petro Nini”, ka çorientuar studentët e ngujuar në lidhje me vazhdimësinë e bojkotit. Përpiqen të mbajnë frymën e protestës në ambientet e fakultetit ku janë ngujuar prej javësh.

Ende nuk kanë një vendim se çdo të ndodhë gjatë muajit shkurt, ndërkohë që u afron sezoni i provimeve. Ndërsa 1 shkurti, afati i vendosur nga pedagogët në lidhje me kërkesat për ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë, do të nisë nga një takim me ministren Besa Shahini.

Pas takimit, pedagogët në asamble do të vendosin për qëndrimin e tyre, ndërsa studentët kanë rifilluar mësimin. Të paktë janë ata që vijojnë bojkotin në Fakultetin Filologjik, në Shkencat Sociale dhe te Drejtësia.

Kujtojmë se në mbledhjen e Asambleve të fakulteteve të UT-së, pëdagogët vendosën të përshkallëzojnë, nëse nuk anulohet Ligji për Arsimin e Lartë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet