Klubi i mendimit ekonomik

Nesër mbyllen lojërat e fatit/ Rama: Lekët e kumarit për konsum

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në konferencën e fundvitit edhe mbylljen e lojërave të fatit, që nis nga dita e nesërme. Rama ka deklaruar se qindra milionë euro që shkonin për kumar, tani do të përdoren për konsum në familjet shqiptare.

“Mbyllim këtë vit epokën e zymtë të lojërave të fatit. Ndalohen të gjitha lojërat e fatit nga nesër dhe qindra miliona euro që kanë shkuar në llumin e kumarit dhe basteve do të mbeten në konsumin familjar të të gjithë atyre që kanë fatin të kenë lojtarë fati në familje”, u shpreh Rama.

Duke filluar nga 1 janari, lojërat e fatit në të gjithë vendin do të mbyllen, me përjashtim të kazinove në hotelet me 5 yje.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet