Klubi i mendimit ekonomik

Në shtator nis reforma e pronës. Qeveria krijon Agjencinë Kombëtare të Pronës

Qeveri njofton nisjen e një reforme të re në shtator, atë të pronave. Në funksion të këtij qëllimi do të bëhet edhe bashkimi i institucioneve të pronës në një të vetme, që do të jetë Agjencia Kombëtare e Pronës. Reforma parashikon edhe marrjen e titullit të pronësisë përmes një programi të specifikuar digital. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes në sallën e Hartave në kryeministri.

Në shtator jemi gati të lancojmë reformën, për të cilën është punuar qysh në verën e shkuar, pa u krijuar ende qeveria e re, atë të bashkimit  të institucioneve të pronës për të pasur një Agjenci Kombëtare të Pronës.Në mënyrë që të mos shkosh tek ALUIZNI dhe hipoteka s’ta jep, por për të pasur një institucion, një drejtim dhe një rrugë të përbashkët”, u shpreh Rama.

Me krijimin e institucionit të ri do të ketë dhe strukturë apeli, në mënyrë që qytetarët të mos jenë të detyruar të shkojnë në gjykatë, por të apelojnë brenda institucionit.

Brenda këtij institucioni të ri një strukturë apeli, në mënyrë që qytetarët të mos jenë të detyruar të shkojnë menjëherë gjykatë, por të apelojnë në një strukturë që është autonome, një lloj avokati i qytetarit në institucion”, deklaroi Rama.

Sa i takon zyrës së koordinatorëve të bashkëqeverisjes me qytetarët, ajo do të vijojë të funksionojë edhe gjatë sezonit të pushimeve.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet