Klubi i mendimit ekonomik

Në orët e fundit nën vëzhim ministrat e larguar nga Rama, Agjencitë Ligjzbatuese “sytë” te Financat

Çështja Cakajt ka marrë gjithë vëmendjen, ku mund të themi se është hapur një “luftë”, midis kryeministrit Rama dhe presidentit Meta. Ndërkohë kujtojmë se më 28 dhjetor të muajit të kaluar Rama bërë ndryshime të mëdha në kabinetin qeveritar. Ndërsa ministrat e larguar kanë mbetur jashtë vëmendjes.

Burimet pranë Vizion Plus, bënë të ditur se agjencitë ligjzbatuese po vëzhgojnë disa nga dikasteret kryesore që menaxhojnë dhe fondet më të mëdha të buxhetit.

Fokusi është tek Minisrtia e Financave, por edhe ne ministri të tjera që administrojne shuma te mëdha parash per investime e po ashtu dhe projekte të rëndësishme.

Burimet saktësuan se po mbahen nën kontroll veprimet e ministrave në ikje, lëvizja e dokumentacionit ne zyrat kryesore, e bashkë me to edhe takimet e titullareve me grupe të caktuara interesi.

Sipas Vizion Plus vëzhgimi i agjencive ligjzbatuese bëhet për shkak se periudha të tilla tranzicioni në zyrat e qeverisë janë shfrytëzuar në te kaluaren nga ministrat, për të firmosur në minutat e fundit tenderë, leje e licenca, në vlera të mëdha financiare.

Po ashtu nje pjese e ketij informacioni është edhe në funksion të hetimeve që po kryen prokuroria për tenderat e fundit me vlerë 30 milione euro që lidhen me unazën e re dhe operatorin e sistemit të transmetimit, ku u shpall fituese kompania dh albania, me letra të falsifikuara.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet