Klubi i mendimit ekonomik

Ndryshimi i taksimit në ndërtim mes investitorit e pronarit të truallit, Kika: Do ulë çmimin e ndërtimeve

Flutura Tota, Ekonomix.al

Ndryshimi i sistemit të taksimit në ndërtim mes investitorit dhe pronarot të truallit, që është pjesë e ndryshimeve të paketës fiskale të mesvitit, do të ketë një ndikim pozitiv në uljen e çmimit të ndërtimeve të reja.

Avenir Kika, nga Shoqata e Ndërtuesve, në një intervistë të dhënë për Ekonomix.al, bën të ditur, se kjo ka qenë një kërkesë e kahershme e ndërtuesve, pasi deri tani ata duhet të negocionin vetë me pronarin e truallit ku duhet të ndërtonin. Ndërsa me propozimin e bërë nga Ministria e Financave, dhe që pritet të miratohet në Kuvend, kjo çështje do të rregullohet me ligj.

Unë e kam lexuar me vëmendje paketën që pritet të miratohet në Kuvend, që u hartua nga Ministria e Financave. Doja t’iu thoja, se kjo ka qenë një kërkesë e kahershme e jona. Mund të them, se nëse Qeveria apo mazhoranca vendos që ta miratojë këtë vendim, ai do të jetë një lehtësim shumë i madh për ne si ndërtues.

Si një vendim që ne e kemi kërkuar prej kohësh, pasi deri tani jemi munduar dhe e kemi zgjidhur vetë çështjen mes nesh dhe pronarëve të truallit ku ne kemi ndërtuar, mund t’iu them, se ky vendim do të ndikojë në uljen e çmimeve për ndërtimet e reja që do të bëhen. Por, për ndërtimet që janë bërë më parë, ky vendim nuk do të ketë ndikim”.

Kika, i pyetur se si do të ndikojë në sektorin e ndërtimit dyfishimi i lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkitë, ai thotë, se efektet e këtyre lejeve do të ndjehen pasi ndërtimet që kanë nisur do të përfundojnë.

“Në muajt e fundit, ashtu siç edhe Instituti i Statistikave bëri të ditur dy ditë më parë, është rritur numri i lejeve të dnërtimit të dhëna nga bashkitë. Numrin më të lartë, sigurisht që e ka Tirana, pasi edhe kërksa për ndërtime është edhe më e lartë. Por, unë doja të thoja, se efektet e këtyre lejeve nuk mund të ndihen që tani.

Efekti real i lejeve të dnërtimit që janë dhënë nga bashkitë, mund tiu them, se do të ndihen kur ndërtyimet për të cilat është marë leja do të përfundojnë. Pra, varet tek periudha që bashkia iu ka lënë në dispozicion ndërtuesve, për të përfunduar ndërtimin e nisur” thotë Kika.

Ndërsa sa i përket ndikimit të lejeve të dhëna në çmimet e ndërtimeve, Kika bën të ditur, se përmirësimet e ndërtimeve, kanë sjellë një rritje të çmimeve të ndërtimit, ku tashmë objektet pajisen me sisteme hidro-izolimi, që më parë nuk realizoheshin. Sipas tij, të tilla ndërtime kushtojnë edhe më shtrenjtë.

“Nuk mund të them se do të ketë një ndikim kushedi se çfarë, por ajo që dua të them, është fakti, se mënyra e të ndërtuarit ka pësuar disa ndryshime, duke qenë se objektet tashmë i përshtaten edhe kushteve bashkëkohore, siç është për shembull vendosja e termo dhe hidroizolimi, që mbrojnë objektet nga lëgështira dhe temperaturat e ulëta apo të larta. Natyrisht, që kjo ka sjellë një rritje të çmimeve, pasi më parë jo të gjitha objektet ndërtoheshin me hidro-izolim”.

Ekonomix.al ka bërë një vëzhgim në agjencitë imobiliare, për të parë si variojnë çmimet e ndërtimeve, për apartamente dhe objekte biznesi, në zonat më të frekuentuara në Tiranë por edhe zonat periferike.

Dritan Caka, përfaqësues i një agjencie imobiliare, thotë për Ekonomix.al se çmimet variojnë sipas zonave, por se ajo që konstatohet, është rritja e çmimeve si në periferi ashtu edhe në zonat e qendrës së Tiranës.

Megjithatë, Caka thotë, se çmimet variojnë nga zona ku janë dnërtuar si dhe cilësia e objekteve.

“Çmimet e ndërtimeve në kryeqytet, variojnë sipas zonave dhe cilësisë së ndërtimit. Në këtë stad që është ndërtimi, me një rritje të cilësisë së tij, normalisht që ka rritje çmimesh. Tani në tregun e ndërtimeve në vendin tonë,  kanë hyrë fasadat e ventiluara që mbrojnë objektet nga lëgështira dhe temperaturat e ulëta apo të larta dhe kanë rritur disi koston e ndërtimit.

Kostoja e një objekti në qendër të Tiranës e kalon vlerën e 600 -700 euro, në zonat periferike kostoja e një ndërtimi shkon në 400-450 euro, në varësi të cilësisë së objektit.

Ndërsa përsa i përket çmimit të shitjes së ndërtimit, ai varion në zonat periferike 500 deri 550 euro konkretisht: Në Astir, ish-Komuna e Dajtit, rreth Unazës së vjetër, por arrijnë deri në 800-1100 euro. Ndërsa në zonën e qendrës së Tiranës, çmimi i shitjes varion nga 1300-1800 euro deri në 2500 euro për metër katror.

Këto vlera janë për shitje apartamentesh, pasi nëse flasim për objekte tregtare, çmimet janë më të larta.

Në qendrër të Tiranës ose zonat më të shtrenjta, çmimi për një metër katror ndërtim nis nga 2 mijë deri në 3 mijë euro. Ndërsa në zonën periferike, ky çmim arrin në 1 mijë deri 1400 euro metri katror i ndërimit” thotë Caka.

Vendndodhja Kostoja e ndërtimit për objekte  banimi Vlera e shitjes së apartamenteve
Periferi 400-450 euro m2 500- 550 deri 800-1100 euro m2
Qendër 600-700 euro m2 1300-1800 deri 2500 euro m2

 

Vendndodhja Kostoja e ndërtimit për objekte biznesi Vlera e shitjes së objektit të biznesit
Periferi 1000 – 1400 euro m2 1200 – 1600 euro m2
Qendër 2000 – 3000 euro m2 2100 – 3200 euro m2

 

I pyetur se, a ka ndikuar në çmim, numri i lartë i lejeve të ndërtimit, Caka thotë, se pavarësisht lejeve të shumta që janë dhënë, jo të gjithë investitorët e kanë nisur ivestimin. Megjithatë, ai shprehet, se numri i madh i lejeve nuk ka ndikuar në uljen e çmimeve të ndërtimeve.

“Është e vërtetë që ka në dukje një numër më të lartë leje ndërtimi, që janë dhënë nga bashkia e Tiranës apo bashki të tjera në vend, por duhet të dini, se nuk kanë filluar të gjitha ndërtimet. Mund t’iu them me siguri, se numri i lartë i lejeve të ndërtimit që janë dhënë, nuk ka ndonjë ndikim të madh në rënien e çmimit sepse kërkesa është po e njëjtë”.

 Sa i përket zonat ku qytetarët blejnë më shumë, Caka thotë, se njerëzit blejnë sipas buxhetit që kanë. Pra, nëse dikush ka buxhet më shumë blen në qendër, dikush që ka më pak buxhet, preferon periferinë e Tiranës.

“Nuk mund të themi se ka zona ku blihet më shumë apo më pak. Ju e dini, se njerëzit mundohen të blejnë prona të paluajtshme, në varësi të buxhetit që kanë. Mund të them, se njerëzit po blejnë kudo, ata me të ardhura më të pakta shkojnë dhe blejnë kryesisht apartamente në periferi, ndërsa ata që kanë buxhet më të mirë, blejnë aparatamente edhe në zonat e tjera” thotë Caka.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet