Klubi i mendimit ekonomik

Ndërtimi i HEC-eve në Osum, Gjykata Administrative vendim kundër tyre

Flutura Tota, Ekonomix.al

Gjykata Administrative ka vendosur që të mos lejojë ndërtimin e hidrocentraleve në Osum.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili ka deklaruar, se ky vendim është pro natyrës dhe se dikasteri që drejton e përshëndet atë.

Sipas Klosit, ky është vendimi i parë i dhënë nga drejtësia në mbrojtje të natyrës, duke bërë që një nga perlat e vendit tonë, Osumi, të shpëtojë.

“Fituam një nga betejat e para për natyrën. Gjykata sapo ka vendosur anullmin e HEC-eve Osum. Gjykata Administrative rrëzoi ankimimin e subjekteve për HEC-et në Osum. Më në fund, gjykata na dha të drejtë. Më në fund drejtësia, dha vendimin e parë pro mbrojtjes së natyrës. Përshendes vendimin, që na nxit edhe më shumë për të vijuar betejën tonë në mbrojtje të natyrës. Më në fund, perla natyrore e  Osumit, shpetoi. Osumi do të mbetet pasuri e përbashkët natyrore. Gjykata n’a dha të drejtë në vendimin e pezullimit të HEC-eve mbi Osum, pak muaj me parë” tha Klosi.

Ai ka kujtuar edhe çështjen e dy guroreve në Berat, p[ër të cilat drejtësia vendosi që puna të vijojë, një vendim që, për numrin një të Mjedisit e Turizmit, ishte skandaloz.

“Drejtësia jo gjithmonë është në anën e mbrojtjes së natyrës. Pak ditë më parë, gjykata dha vendimin skandaloz të rifillimit nga puna të dy guroreve në Berat. Por pak nga pak dhe të gjithë bashkë do t’ja dalim të mbrojmë asetet tona natyrore” tha Klosi.

Këto deklarata, ministri i Turizmit dhe Mjedist Blendi Klosi i ka bërë gjatë një aktiviteti në ditën Botërore të rangersave.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet