Klubi i mendimit ekonomik

Ndërhyrje në rrugën kthesa e Kasharit-Aeroporti i Rinasit. Ja kur nisin punimet

Aksi kthesa e Kasharit-Aeroporti i Rinasit është një nga pikat e zeza të rrjetit rrugor, që regjistron një numër të lartë aksidentesh. Për këtë arsye, Ministria e Infrastrukturës po studion mundësinë për ndërhyrje në këtë segment, përmes zgjerimit të korsive.

“Sot kam ardhur në rrugën që lidh kthesën e Kasharit me aeroportin internacional të Rinasit, për shkak se kjo është një rrugë, që siç duket edhe në këto momente, ka një frekuencë të lartë të automjeteve. Por nga ana tjetër është një rrugë e cila fatkeqësisht ka dhe një numër shumë të madh aksidentesh”, deklaroi Balluku.

Gjatë inspektimit, ministrja Balluku u shoqërua nga Drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato, e cila prezantoi punën e bërë në akset problematike.

“Në vitin 2018 janë eliminuar gati 31 pika të zeza, në të gjitha akset kombëtare të rëndësishme të vendit. Gjatë vitit 2019 kemi parashikuar të paktën eliminimin e 19 pikave të tjera në segmente rrugore që janë burim aksidenti, në mënyrë që të përmirësojë implementimin e këtij projekti dhe strategjisë kombëtare që është miratuar nga ana e Ministrisë së Transportit dhe që ne e kemi objektiv të punës sonë të përditshme”, ka thënë Qato.

Ministrja Balluku premtoi një zgjidhje për tre kryqëzimet e rrugës Qafa e Kasharit – Aeroport para fillimit të sezonit veror

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet