Klubi i mendimit ekonomik

Mungesë fondesh në Policinë e Shtetit, ja si do të kompesohen orët jashtë orarit

Mungesa e fondeve në Policisë e Shtetit, ka bërë që të ndryshojë mënyra se si do të kompesohen orët jashtë orarit të punonjësve të policisë.

Në një lëtërporosi të dërguar në drejtoritë vendore, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, jep urdhrin se rrogat e policisë do të shpërblehen me ditë pushim dhe jo me lek.

Në shkresë thuhet se janë evidentuar problematika në disa njësi shpenzuese dhe në mungesë të fondeve në shumë struktura janë krijuar detyrime të mbartura, të cilat shfaqen edhe në buxhetin e 2019.

Për këtë drejtori i policisë, ka porositur vartësit që punonjësit e policisë që kanë punuar jashtë orarit të kompesohen me ditë pushimi dhe vetëm në rastet kur kjo është e pamundur të kompesohet me pagesë nga fondi i lirë, ose fondi shtesë i policisë. Pagesa bëhet vetëm nëse shoqërohet, me kërkesë me shkrim, ku argumentohet pse është e pamundur dhënia e pushimit. Kjo kërkesë më pas përcillet në drejtorinë e financave e shërbimeve mbështetëse në drejtorinë e përgjithshme.

Në Policinë e Shtetit ka qenë gjithmonë problem kompesimi për orët shtesë të punës për shkak të mungesës së fondeve. Kjo praktike e re e urdhëruar nga Ardi Veliu e vështirëson edhe më tej përfitimin e kompesimit, vecanërisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet