Klubi i mendimit ekonomik

Mungesa e sigurisë në ushqimin e spitaleve, shkollave dhe çerdheve. AKU dhe APP paralajmërojnë furnitorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe  Agjencia e Prokurimit Publik, i kanë bërë thirrje  sërish autoriteteve  kontraktore me qëllim rritjen  e cilësisë së ushqimit.

AKU dhe APP e vendosin theksin te grupet e veçanta të konsumatorëve, ushqimi i të cilëve  kërkon një vëmendje më të veçantë, pasi janë më të ndjeshëm ndaj rreziqeve. Behet fjalë për ambiente të tilla si: shkolla, spitale, azile, çerdhe etj.

Nëntorin e vitit të kaluar është bërë një rekomandim i përbashkët midis  AKU dhe APP që hyri në fuqi pikërisht në atë muaj

Ky rekomandim ka në fokus hartimin dhe zbatimin e  kritereve  të veçanta për kualifikimin dhe specifikimet teknike për prokurimin e produkteve ushqimore. Në këtë mënyrë produktet ushqimore janë të standardeve të unifikuara dhe kemi një rritje të  cilësisë ushqimore.

Rekomandimi i përbashkët që hyri në fuqi nëntorin e vitit të kaluar, thekson se autoritetet kontraktor duhet të jenë të pajisura me leje, licenca etj. Që duhet të jenë të ruajtura nga ekonomisti.

Në vitin 2018 janë konstatuar disa  shkelje flagrante, ku  autoritetet kontraktore nuk kishin zbatuar kontratat.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet