Klubi i mendimit ekonomik

Moti i keq, ARRSH tregon akset problematike

Pushimi I rreshjeve dhe ngritja e temperaturave, ka bërë që edhe situate problematike që ishte krijuar në akset kyesore të vendit të përmirësohet ndjeshëm. Ndërkohë ka ende akse, të cilët e kanë të detyrueshme përdorimin e zinxhirëve. Ndërsa ARRSH ka bërë publike për mediat detajet e të gjitha aksetve, nga veriu në jug dhe kalueshmërine e tyre.

“Situata në akset kombëtare të vendit, Rajoni Verior: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve. Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë: Domaj-Draje Rec, Ura e Cerenecit-Steblevë, Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Trebisht-Doganë.

Në akset e tjera qarkullimi është normal. Rajoni Qendror: Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë: Aksi nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave, ne akset: Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave, Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, Qafë Mollë-Shëngjergj, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave, Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir, Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij, Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës ka pasur reshje bore në lartësi, që shkojnë 5-15 cm. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorit, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:

Në Qarkun Korçë qarkullimi rekomandohet me zinxhir në: Korçë Boboshticë, Dardhë dhe Qafë Qarri – Ersekë.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.

Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.”, thuhej në njoftimin e ARRSH-së.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet