Klubi i mendimit ekonomik

Morën 30 mijë lekë ryshfet për të mos i vënë gjobë një biznesi, pranga 3 tatimorëve në Korçë

Tre punonjës të Hetimit Tatimor në Korçë janë vënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.

Bëhet fjalë për: Maluen Hoxha 30 vjeç, Alban Kapo 28 vjeç dhe Idajet Vrapi 28 vjeç, të tre me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

Menjëherë pas prangosjes së tyre, Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve ka raportuar, se ata janë liruar nga detyra, si të përfshirë në akte korrupsioni.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka bërë thirrje çdo punonjësi të administratës tatimore të zbatojë me rigorozitet vetëm ligjin, në respekt të punës dhe institucionit , gjithashtu inkurajon bizneset dhe qytetarëve, për të denoncuar aktet korruptive, sjelljen jo etike dhe çdo akt të paligjshëm, gjatë ushtrimit të detyrës së punonjësve të Administratës Tatimore.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet